Keshishev frikësohej nga “perandori” në sallën gjyqësore! Efremov: Ai është viktimë i të akuzuarve, ka vepruar nën presion dhe urdhra

TË FUNDIT

Lupço Pallevski – Pallco është larguar sot nga salla e gjykatës me kërkesë të Vllatko Keshishev, i cili dëshmoi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, transmeton TV21.

Kërkesa për largim ishte për shkak të frikës nga Pallço. Keshishev e kishte regjistruar Pallçon në celularin e tij me emrin “Perandori” dhe sot tregoi se si ai së bashku me Pallçon, Velibor Manev dhe Boren i rrëmbyen dhe vranë Zhezhovskin dhe Gjorçevskën, ndonëse tha se planet fillestare ishin vetëm për t’i rrëmbyer.

Në momentin e vrasjeve ai ishte në roje dhe nuk tregoi se kush ishte kryerësi, por tha se e kishte parë Pallçon me armë për të cilën kishte informacion se i përkiste karateistit Bore. Ai shtoi se nuk e njeh babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin, i cili akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin. Pallevski, i cili akuzohet si organizator dhe kryerës i drejtpërdrejtë i vrasjeve, i ka pastruar lopatat dhe gërmuesin me spërkatës WD-40 dhe i ka hedhur në shkurre.

“Dëshiroj të them se ndoshta Keshishev është peng i një pjese të të akuzuarve dhe është viktimë që e kanë shfrytëzuar për nevojat e tyre. U dëshmua se i njëjti ka vepruar sipas vullnetit të dikujt tjetër, e dini se edhe prokuroria të njëjtën e ka thënë se ka vepruar sipas asaj që i është urdhëruar, i njëjtë ka vepruar sipas urdhrave të dhënë”, deklaroi Igor Efremov, avokat i Vllatko Kekishev.