Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka informuar se një këshilltar i tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Çulev informon se këshilltari nuk është infektuar në vendin e punës.
“Këshilltari për herë të fundit ka qenë në punë më datë 02.06.2020, kurse testin, ku edhe rezultoi pozitiv me Covid-19 e bëri me datë 06.06.2020. Takimi im i fundit me personin ka qenë me datë 24.05.2020. Deri më tani, askush nga kabineti i ministrit nuk është izoluar”- shkruan Çulev.
Gjithashtu ju informojmë se Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e të gjithë punonjësve në Ministri./TV21
