Këshilltarët më të afërt të presidentit amerikan Donald Tramp nuk mund të dakordohen nëse do ta mbështesin planin e Izraelit për aneksim të pjesëve nga Bregu Perëndimor i okupuar.
Palestinezët kanë për qëllim në atë territor të krijojnë shtetin e tyre.
Pavendosmëria e administratës amerikane mund të ndikojë në fillimin e çdo aksioni të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
Shtëpia e Bardhë kumtoi mbrëmë se konsultimet me autoritetet izraelite do të vazhdojnë pasi ata u përpoqën të formojnë një propozim për të zbatuar planin e Trampit për marrëveshje paqeje izraelitë-palestineze në janar, i cili parashikon aneksimin.
Vendimi i administratës së Trampit për të aneksuar mund të ndryshojë qëndrimin e SHBA për Lindjen e Mesme dhe të ndikojë në mbështetjen e ungjillorëve për Trampin, gjë që është shumë e rëndësishme për të në vitin e zgjedhjeve.
Pothuajse e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka kundërshtuar aneksimin, por shumë mbështetës të Trampit në Shtetet e Bashkuara e mbështesin me gjithë zemër atë.
Shtyrja e vendimit u njoftua një ditë pas bisedimeve në mbështetje të qëllimit që Njetanjahu të vendos sovranitetin mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.
Një përfaqësues i administratës deklaroi se ambasadori amerikan në Izrael Dejvid Fridman dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Afërt Avi Berkoviç do të arrijnë në Izrael për diskutim të mëtutjeshëm./MIA
