Këshilli i Sigurimit pranë OKB-së mban mbledhje urgjente pas sulmit rus në centralin bërthamor në Ukrainë

TË FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të mbajë një mbledhje urgjente pas sulmit të Rusisë ndaj centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, raporton.

Sipas burimeve diplomatike, takimi u kërkua nga Shqipëria, Britania e Madhe, SHBA, Franca, Irlanda dhe Norvegjia.

Pas përleshjeve të mbrëmshme pranë qytetit të Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, Rusia mori kontrollin e centralit më të madh bërthamor në Evropë, njoftuan autoritetet ukrainase.

Pas zhvillimeve, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi se zjarri në central “nuk ka prekur pajisjet thelbësore”.