Këshilli i BE-së emëroi 22 prokurorë të Zyres së kryeprokurorit publik evropian

TË FUNDIT

Këshilli i BE-së emëroi 22 prokurorë të Zyres së kryeprokurorit publik evropian (EPPO), të cilët së bashku me shefen e Zyres janë të obliguar për hetime, ndjekje dhe nxjerrje para drejtësisë të personave të cilët kanë kryer vepra penale kundër buxhetit të BE-së.

Nga 22 të akuzuar, 14 kanë  mandat prej gjashtë viteve, ndërsa të tjerët nga tre vite dhe nuk kanë të drejtë të rizgjidhen.

Detyrë e EPPO-së do të jetë lufta kundër krimit, mashtrimeve, korrupsionit, evitimit të pagesave të tatimit të vlerës së shtuar mbi dhjetë milionë euro.

Këshilli i BE-së dhe i Parlamentit evropian në vitin 2019 e emëroi Kovesin për kryeprokurore të parë publike të Unionit.

Ajo ishte gruaja e parë kryeprokurore në Rumani dhe kryeprokurorja më e re. Derisa udhëhoqi agjencinë rumune të antikorrupsionit, për shkak të korrupsionit janë hetuar dhe akuzuar një numër i madh i përfaqësuesve qeveritarë.

Në EPPO marrin pjesë 22 vende-anëtare – Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Çekia, Estonia, FInlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia dhe Spanja.

EPPO si trup i pavarur i BE-së duhet të fillojë me punë në fund të vitit, ndërsa selia do të jetë në Luksemburg.