Këshilli i Ambasadorëve i dënon sulmet terroriste në Francë dhe Austri

TË FUNDIT

 Këshilli i Ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë të Veriut i dënon ashpër sulmet e fundit terroriste dhe aktin barbar të dhunës ndaj qytetarëve të Francës dhe Austrisë.

“Këto sulme kanë për qëllim vlerat demokratike dhe institucionet që janë pjesë e lirive themelore të fesë, informimit, të drejtave dhe lirive civile. Kjo është arsyeja pse këto ditë ne jemi solidar me qytetarët e Austrisë dhe Francës. Jemi gjithashtu solidar me viktimat e atentateve, familjet e tyre dhe të gjithë ata që dënojnë akte të tilla të dhunës”, thuhet në kumtesën e Këshillit të Ambasadorëve.

Këshilli thekson se i dënon krimet e xhihadistëve dhe terrorizmit islamik, i cili gjithashtu u shkakton dëm myslimanëve që nuk pranojnë kauzën ekstremiste.