Ekspertët e BE-së kanë dorëzuar 40 rekomandime deri te Qeveria dhe institucionet kompetente për reforma në Këshillin gjyqësorë, pas skandaleve në 18 muajt e fundit. Raporti, siç informoi në brifing ambasadori i BE-së, Dejvid Geer, u është dhënë autoriteteve dhe institucioneve kompetente dhe nuk do të jetë publik. Rekomandimet janë në drejtim të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore për përmirësimin e punës së Këshillit gjyqësor, për transparencë dhe rritjen e autonomisë buxhetore. Trupi i ekspertëve të BE, rekomandon që të shkurtohet mandati i anëtarëve të Këshillit gjyqësor, të cilët për momentin po e kryejnë këtë funksion plot gjashtë vjet. Siç u theksua gjatë brifingut, raporti përfaqëson udhërrëfyes që asnjë qeveri, angazhimi i së cilës është sundimi i së drejtës, nuk mund ta neglizhojë. Në raport është theksuar se Sistemi gjyqësor është në pikë kritike dhe nevojitet aksion urgjent. Misioni i vlerësimit të BE-së u përbë nga tre ekspertë juridik nga Kroacia, Belgjika dhe Italia.
