Këshilli debatoi për gjendjen financiare të “Shkupit”/ Arsovska: Jeni jofunksional, keni tejkaluar fundin, kot merrni 500 euro

TË FUNDIT

“Ju lutem të jeni pak e edukuar dhe e kulturuar, nuk mundeni në çdo fjalë të ndërhyni…nëse jeni rrugaçe ne nuk e kemi patjetër t’ju durojmë.”- deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

 

 

Me këto fjalë iu drejtua kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, këshilltares së LSDM-së, Lubica Jançevës, duke iu përgjigjur pyetjes së saj për gjendjen financiare në Qytet dhe debatin pse Arsovska nuk jep raport nga gjendja ditore e llogarive.

“Kërkoj falje nëse e ula nivelin, megjithatë nuk është kjo mënyra ime e diskutimit. Nuk e përdori fjalën gënjen, megjithatë që sot e kam patjetër për shkak se kryetarja po gënjen. Kryetarja thotë se ajo ka të drejt, kush ju ka thënë se keni të drejt? Kur zgjoheni në mëngjes dhe shikoheni në pasqyrë? Qytetarët thonë ndryshe.”- deklaroi Lubica Jançeva, Këshilltare e LSDM.

 

 

“D.m.th. nuk është ulur niveli, ju jeni nën çdo nivel. Keni tejkaluar fundin atje ku jeni.”- tha Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

 

 

Kryetarja thotë se Qyteti është në gjendje të shkëlqyeshme financiare dhe nuk ka llogari të bllokuar, por në seancë nuk i solli raportet financiare që i kërkuan këshilltarët.

 

“Këtu keni bërë një koalicion të tillë të mrekullueshëm kundër qytetarëve andaj askush nga ju nuk punon për qytetarët.”- tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

 

Këshilltarët sot përsëri refuzuan huamarrjen afatgjate të Qytetit për autobusë ekologjik, por pranuan që të vendoset në rend të ditës pika për subvencionet për kondicionerë dhe subvencione për ndryshimin e çative nga azbesti për qytetarët me rrezik social.

 

“Jeni tërësisht jofunksional, nuk i meritoni paushallët, çdo muaj nga 500 euro për person paguan çdo qytetarë që ju këtu të vini të uleni, të shisni mend dhe politikë dhe të mos mbështesni të gjithë ato gjëra që janë të nevojshme për qytetarët.”- akuzoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

 

Në seancë u diskutua për gjendjen financiare të Qytetit, ndërmarrjeve publike dhe gjendjen e urës së djegur “Bellasica”.