Kërkohet leje për lëvizje të aktivistëve të cilët kujdesen për kafshët e rrugës

TË FUNDIT

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” në prag të mbledhjes së sotme qeveritare kërkoi urgjentisht të mundësohen leje për lëvizje të kontrolluar, të përkohshme dhe me përgjegjësi të aktivistëve të tyre. Kërkojnë, siç cekën sot në kumtesë, edhe aktivistët e tyre të marrin të drejta të njejta si kategoritë e tjera të qytetarëve, veprimi i të cilëve ka pika prekëse me kafshët.

Nga Anima Mundi thonë se “tashmë një javë enden nëpër labirintet institucionale e qëllim që të sigurojnë leje për aktivistët të cilët kujdesen për kafshët e shumta të rrugës, të lokalizuar/stacionuar, mënjanuar nga rruga, të cilët varen nga kujdesi njerëzor dhe të cilët nuk mund të lihen me ditë pa ushqim dhe ujë, përderisa zgjatë ora policore.

Pohojnë se nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ku kanë parashtruar kërkesë në pajtim me procedurat e parapara, ishin udhëzuar në Qeveri dhe Shtabin e krizës, më pas tek stacionet lokale të policisë, por se nuk k zgjidhje. Leje morën vetëm disa individë, përderisa të tjerët janë refuzuar pa arsyetim, pohojnë nga Anima Mundi./MIA