Kërkohet më shumë kujdes për trashëgiminë kulturore në rajonin e Ohrit. Nga Qendra hulumtuese për trashëgimi kulturore në ASHAM, thonëse rajoni jugperëndimor i vendit ka pasuri kulturore nga të gjitha epokat dhe qytetërimet e parahistorisë e deri në ditët e sotme dhe se nevojitet mbrojtje, prezantim dhe promovim adekuat.
“Maqedonia, edhe pse është një vend i vogël, ka një trashëgimi të madhe, domethënëse dhe të pasur kulturore. Këto janë epoka, shtresa, qytetërime që kanë kaluar këtu, është e gjitha e depozituar, e shtresuar nga arkeologjia që nga periudha e hershme e parahistorisë deri në kohën e rilindjes, pra është një çështje mijëvjeçarësh. Pra, Maqedonia ka një trashëgimi të madhe kulturore, por tani problemi është mbrojtja dhe prezantimi”, tha Sasho Cvetkoski nga Qendra hulumtuese për trashëgimi kulturore në ASHAM .
Edhe rajoni i Strugës ka vende të rëndësishme të hershme të krishtera që presin të konservohen dhe mbrohen.
“Aty pranë ndodhet edhe bazilika në fshatin Ladorishtë dhe bazilika në fshatin Tashmarunishtë, e cila është një trashëgimi e rëndësishme kulturore nga koha e krishterimit të hershëm. Me shembullin e Oktisit para disa vitesh dhe në Tashmarunishtë, mozaikët që janë gjetur në vitin 2000 gjatë gërmimeve janë trajtuar në të njëjtën mënyrë dhe sot janë ekspozuar në kishën në Tashmarunishtë”, pohoi Sasho Cvetkoski nga Qendra hulumtuese për trashëgimi kulturore në ASHAM .
Ekspertët vlerësojnë se mbrojtja është e pamjaftueshme dhe joadekuate ndaj trashëgimisë kulturore, një fakt i vënë në dukje nga misioni reaktiv i UNESCO-s. Ata gjithashtu shtojnë se edhe trajnimet janë të pamjaftueshme dhe numri i profesionistëve për mbrojtjen e pasurisë kulturore është i pamjaftueshëm.
