Kërkohet drejtësi për rastin “dhoma publike”! Platforma për barazi gjinore me kërkesë për Joveskin dhe Kolevskin

TË FUNDIT

Ka kaluar një vit nga skandali i parë me “Dhomën Publike”, por ky rast i cili u përsërit serish ka mbetur nën hije. “Platforma për  Barazi Gjinore” i  drejtoi kërkesa Prokurorisë Publike dhe Këshillit të Prokurorëve Publik për një zgjidhje përfundimtare. Platforma kërkon nga  Prokuroria dhe Këshilli të japin menjëherë rezultate konkrete mbi kërkesat e tyre deri më 8 Mars.

 “Edhe pse ‘Dhoma Publike’ është një çështje e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, megjithatë, edhe pas një viti çështja ende nuk është mbyllur, ndërsa autorët ndiqen penalisht vetëm për krimin ‘prodhimi dhe shpërndarja e fëmijëve për pornografi’. Përvojat e grave të cilave u kemi ofruar ndihmë juridike falas për vite me radhë dhe shërbime të tjera, dëshmojnë për lëshime të shumta në zhvillimin e procedurave. Nga Prokuroritë nuk i kanë iniciuar në kohë akuzat, menaxhim joefikase ose neglizhent të procedurave para hetimore dhe hetimore që rezultuan jo në kohë ose pa prova përkatëse”, theksoi Jana Kocevska nga Platforma për barazi gjinore.

Nga kjo platformë i kërkojnë Prokurorit Publik, Ljubomir Joveski dhe Kryetarit  të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski të  ndjekin penalisht autorët të çështjes “Dhoma Publike”. Ata kërkojnë që të akuzuarit të paditën për veprat “abuzim i të dhënave personale”, “ndërmjetësim në prostitucion”, “rrezikim i sigurisë” ose “përhapje e materialit racist dhe ksenofob përmes një sistemi kompjuterik”.

 “Zbatim i qëndrueshëm, cilësor dhe në kohë i procedurave para hetimore dhe hetimore në rastet e dhunës ndaj grave. Kontroll i intensifikuar mbi punën e prokurorëve në çështjen “Dhoma Publike” dhe vendosja e sanksioneve në përputhje me ligjin. Fillimi i një procesi të kontrollit të intensifikuar mbi punën e prokurorëve që punojnë në rastet e dhunës ndaj grave”, u shpreh Jana Kocevska nga Platforma për barazi gjinore.

Këto kërkesa dhe reagime pasojnë pas riaktivizimin e grupit “Dhoma publike” në fillim të këtij viti  në platformën Telegram, me 6 mijë e 500 anëtarë, që kishte shpërndarë më shumë se 10 mijë fotografi dhe video me përmbajtje eksplicite të vajzave të mitura dhe grave.

TË NGJAJSHME