Kërkesa e VMRO-së për pyetje deputetësh, Xhaferi: E pakuptimtë që t’i parashtrosh pyetje dikujt që nuk ka mandat

TË FUNDIT

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot tha se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e seancës për pyetje deputetësh është e kotë dhe e paqëndrueshme, përcjell TV21.

“Fakt është që opozita ka parashtruar kërkesë për seancë të re për me 30 dhjetor, por ja edhe këtu e them që konvokimi i saj është i paqëndrueshëm për faktin se vendi nuk ka kryeministër aktiv i cili sipas Rregullores në mënyrë të patjetërsueshme duhet të jetë bashkë me Kabinetin qeveritar në seancë për pyetje deputetësh. Është e pakuptimtë që dikujt që nuk ka mandat t’i parashtrosh pyetje-përgjigje për funksionalitet”, tha mes tjerash Xhaferi.