Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në NATO, Vuçiq: Ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot komentoi kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim të shpejt në NATO. Vuçiq tha se nëse vendet e BE-së marrin një vendim të tillë, “Serbia do të mbrojë integritetin territorial”.

“Pa marrë parasysh presionet, pa marrë parasysh se çfarë mund të mendoj dikush të veprojë, këtë siç e patë edhe sot e kërkojnë shqiptarët e Kosovës, Serbia do të mbrojë integritetin e saj territorial”, deklaroi mes tjerash Vuçiq në RTS.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend Mehaj tha të dielën se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është një nevojë urgjente, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.