Kërçovë, pritje mbi një orë para bankave! Qeveria ndalon grupimet në vende publike, por jo grupimet para bankave!

TË FUNDIT

Vazhdojnë radhët e gjata para bankave në Kërçovë. Kryesisht personat që presin me orë të tëra janë të moshuar, kategori kjo e cila është më e rrezikuar nga koronavirusi. Ata thonë se për të kryer obligimet e pagesave ose për të marrë pensionet presin me orë të tëra çdo muaj.

Edhe pse të frikësuar nga kjo pandemi, thonë se janë punë që nuk mund t’i lënë anësh ngase nuk dihet sa zgjat pandemia, ndërsa pagesat e kanë patjetër t’i bëjnë në kohë.

Personat që prisnin radhën prej mbi 1 orë për të hyrë në bankë thanë se duhet që bankat të rrisin numrin e të punësuarve më qëllim që të zvoglohen pritjet e gjata para bankave.

“Ka një orë e gjysmë, një orë e gjysmë. (ngjitje) Mbajmë distancë në 2 metra, 2 metra e gjysmë. (ngjitje) Po normalisht frikësohemi, nëse nuk friksohesh çka do të bësh mund të infektohesh dhe kaq.”

“Ka  gjysmë ore. (Ngjitje) Mund të rregullohet që të mbahet distancë, dhe po mbahet. (Ngjitje) Të ketë më shumë të punësuar brenda që të mundet sa më shpejt të punohet kjo është zgjidhja e vetme, ndërsa këtu brenda punojnë pak njerëz, ndërsa shohin se ka rradhë të gjata pritje.”

“Erdha të marr pensionin.Çdo muaj pritni rradhë për të marrë pensionin dhe për të paguar faturat?Po. Atje ka njerëz të zgjedhur dinë se çfarë duhet të ndërmarrin.”

Më 9 nëntor, Qeveria solli vendim që në vendet publike të mos mblidhen më shumë se 4 persona në një vend.

Por më datë 11 të këtij muaji ata dolën me një vendim që grupimet në vende publike më shumë se 4 persona do të kenë përjashtime .

Grupime duke respektuar protokollet lejohen për: 

-Për prindërit me fëmijë nga e njëjta familje

-Organizim i mësimit në natyrë, si pjesë e arsimit zyrtar në institucionet arsimore

-Për përsonat që presin transportin publik

-Për trajnimet dhe garat sportive profesionale

-Për takimet zyrtare

-Për kryerësit e punës nga punonjësit në shërbimet më kryesore siç është policia, ushtria, shërbimi zjarrfikës, siguria, shëndetësia, etj;

-Për personat që oftojnë ndihmën e parë në kushte të rrezikshme për jetën.

-Për personat që presin radhë të gjata para operatorëve për të kryer shërbimet e tyre, duke ruajtur distancën minimale të lejuar prej të paktën 1.5 deri në 2 metra .

– Kryerja e aktiviteteve të tjera që përcaktohen dhe zhvillohen në pajtueshmëri të detyrueshme me masat e përkohshme.

Numri i të infetuarve rritet dukshëm në këtë periudhë në Kërçovë. Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 817 persona ndërsa raste aktive janë 334.