Kërçovë, largpërçuesi mbi fshatin Tuhin tre muaj jashtë funksioni

TË FUNDIT

Largpërçuesi në Kërçovë mbi fshatin Tuhin ka rënë që në dhjetor të vitit të kaluar dhe gati 3 muaj po qëndron në këtë gjendje siç mund të shihet në videon e publikuar.

Ky largpërçues i takon kompanisë MEPSO. TV21 kërkoi sqarim nga kompania në fjalë në lidhje rrezikun që mund të përbëjë rënia e tij, nga atje na thanë se ishte e pamundur që të ngjiteshin lartë për ta sanuar dhe presin të përimtohet koha, ndërsa potencojnë faktin se ky largpërçues nuk përbën asnjë rrezik.


“Moti i keq që e kaploi pjesën jugperëndimore të vendit në fillim të dhjetorit ishte arsye që një nga largpërçuesit prej 110kw nga TS Samakov deri te TE Osllome të bie. Largpërçuesi është në lartësi mbidetare 1700 metra. Në pajtueshmëri me procedurat për defekte të këtilla, mbikëqyrjen bënë kompania e sigurimeve, ku më pas në teren del Kompania MEPSO me makineritë e saja. Duke pasur parasysh kushtet e këqija atmosferike, arritja deri te largpërçuesi ishte e pa mundur, prandaj u anulua edhe kontrolli nga kompania siguruese dhe kompania MEPSO. Me shkrirjen e borës, në kohë sa më të shpejtë pasi profesionistet të dalin në teren, largpërçuesi do të largohet dhe do të vendoset një I ri. Deri atëherë largpërçuesi do të jetë jashtë funksionit” thonë nga MEPSO për TV21.