“Kërçovarët, njerëzit më human në të gjithë shtetin”, Shoqata “Shpresë”, 24 vite mbështetje për prindërit dhe fëmijët me ngecje

TË FUNDIT

Shoqata “Shpresë” për prindërit dhe fëmijët me ngecje në zhvillim është themeluar para 24 vitesh. Megjithatë, vetëm katër vitet e fundit ka filluar të funksionojë në mënyrë aktive, pasi më herët mungesa e të ardhurave e pengonte realizimin e shumë aktiviteteve.

Aktualisht, shoqata numëron 30 anëtarë aktivë. Përfaqësuesit e saj theksojnë se fëmijët me nevoja të veçanta shpesh përballen me mungesë mbështetjeje institucionale, ndaj kontributi i komunitetit dhe i vullnetarëve mbetet i pazëvendësueshëm.

“Tani po punohet mjaftueshëm dhe jemi aktiv, kemi ekskursione, takime të ndryshme, bëjmë aktivitete të ndryshme edhe punëtori dhe gjithçka që është e nevojshme për fëmijët e kësaj shoqate. Qëllimi i kësaj shoqate është te ketë shoqërim, takim mes fëmijëve. Ata e dini edhe vetë çfarë fëmijësh janë me ngecje, kërkojnë shoqëri, komunikim me më shumë njerëz, kërkojnë muzikë dhe në mundohemi tua plotësojmë atë fëmijëve”, tha Sllave Srbakovski – anëtar i Shoqatës “Shpresë”.

Vullnetar në këtë shoqatë është edhe këngëtari Alekso Trishovski, i cili gjatë pesë viteve të fundit është angazhuar në mënyrë aktive. Ai ka mbajtur 14 koncerte humanitare në Kërçovë, me qëllim mbledhjen e ndihmave për familjet në nevojë dhe për vetë shoqatën ku kontribuon.

“Me të vërtet kemi besim të madh nga kërçovarët dhe sapo të kuptojnë se bëjmë koncerte humanitare kryesisht për shoqatën salla mbushet plot. Para mblidhen mjaftueshëm dhe mund të them se kërçovarët janë njerëzit më human në të gjithë shtetin pa dallim, feje dhe nacionaliteti, të gjithë dhurojnë diçka”, u shpreh Alekso Trishovski – këngëtar.

Kryetari i shoqatës “Shpresë” Gjoko Mitrevski thotë se së fundmi ka përgatitur një plan që në këtë shoqatë të punësojnë edhe logoped dhe defektolog për fëmijët, që të vijnë 2 herë në javë t’i trajnojnë fëmijët, por që kjo kërkon mjete të mjaftueshme.

“Për fëmijët më e nevojshme është ndihma profesionale me kuadër profesionist, logoped, defektolog, kjo është më e nevojshme për këta fëmijë që të mund të funksionojmë. (Ngjitje – 01:07-01:19) Privat duhet të gjejmë dikë sepse janë shtrenjtë orët, por bëjmë përpjekje që të fitojmë diçka ose me projekte, disi të jetë i financuar”, potencoi Gjoko Mitrevski – Kryetar i Shoqatës “Shpresë”.

Organizata “Shpresë” apelon tek qytetarët, institucionet dhe bizneset lokale që të ofrojnë ndihmë për vazhdimin e projekteve dhe përmirësimin e kushteve për fëmijët me ngecje në zhvillim. Ata thonë se së fundmi ju ka ndihmuar edhe komuna e Kërçovës.