Për të tretin vit me radhë në Kërçovë u mbajt maratona “Kërçova vrapon”.
Ky event mbushi sheshin e qytetit me pjesëmarrjes dhe shikues për të ndjerë nga afër atmosferën. Pjesë e kësaj gare ishin mbi 300 pjesëmarrës nga Ballkani dhe Evropa të ndarë në 3 gara me 10km, 5km dhe garat për fëmijët.
“Atmosfera është shumë e mirë, ishte një garë teper e suksesshme. Të dy garat kryesore në 10 km dhe 5 km përfunduan me sukeses, kishim mjaft garues elitar nga Kenia, nga Ballkani, nga Bullgaria etj, Përafërsisht ishin 300 pjesëmarrës që morrën pjesë në garën kryesore”, tha Faton Mehmedi, kryetar i Klubit të Atletikës “Uskana”.
TV21 intervistoi disa garues për të dëgjuar përshtypjen e tyre në lidhje me këtë maratonë e cila tanimë po shndërrohet në një event vjetor.
Vendin e parë në garat 10 km nga meshkujt e rrëmbeu Rafaell Karita nga Kenia si dhe vendin e parë në grupin e femrave gjithashtu e fitoi Valentin Shenet nga Kenia. Çmimet u ndanë nga kryetari I Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.