Kërcënohet me vdekje lideri i opozitës në Britani

TË FUNDIT

Kreu i Partisë opozitare të Punës në Britani të Madhe, Keir Starmer tha se ka marrë kërcënime me vdekje pasi kryeministri Boris Johnson e akuzoi atë se nuk e ndoqi penalisht pedofilin Jimmy Savile gjatë kohës sa ishte prokuror i përgjithshëm.

Starmer për BBC Radio tha se fjalët e kryeministrit po “ushqenin teoritë e konspiracionit të ekstremit të krahut të djathtë” dhe se kjo kishte shkaktuar “probleme”.

Duke theksuar se Johnson e dinte saktësisht se çfarë po bënte teksa akuzonte atë dhe në pyetjen nëse pas deklaratës të kryeministri ka marrë kërcënime, Starmer tha: “Po. Nuk më pëlqen të flas për këtë sepse kam fëmijë të vegjël”.

Deklaratat e Starmerit erdhën pasi ai nisi një hetim mbi kërcënimet me vdekje ndaj liderit të Partisë së Punës.

Në një grup të ekstremit të djathtë në Telegram, u konstatua se kishte thirrje për “ekzekutimin” e Starmerit ndërsa dokumentet në lidhje me këtë u dërguan në polici.

Kryeministri Johnson pretendon se Starmer dështoi në ndjekjen penale të rasteve që përfshinin prezantuesin britanik Jimmy Savile, i cili gjatë kohës së tij si prokuror i përgjithshëm, u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale dhe vdiq në moshën 84-vjeçare në vitin 2011.

Johnson pjesërisht u tërhoq pas reagimit, duke thënë se Starmer nuk kishte asnjë përfshirje të drejtpërdrejt në këtë rast, por se ai kërkoi falje në emër të institucionit të tij si prokuror i përgjithshëm në atë kohë. Një javë pas këtij pretendimi, më 7 shkurt, Starmer u sulmua verbalisht nga disa protestues dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke u futur në një automjet policie.

Zyra e kryeministrit pretendon se nuk mund të kishte asnjë lidhje mes fjalëve të kryeministrit dhe sulmit ndaj liderit opozitar./AA/