Keqpërdorime të shumta në kohë pandemie!/ Antikorrupsioni: Janë blerë 150 vetura luksoze mbi 3 milion euro!

TË FUNDIT

Një sërë keqpërdorimesh gjatë kohës së pandemisë, në vend të maskave dhe pajisjeve për personelin mjekësorë janë keqpërdorur mjete për qëllime të tjera.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në mbledhjen e 73 mes tjerash u diskutua edhe  për keqpërdorimet e institucioneve në kohë pandemie kryesisht për blerjen e veturave zyrtare të blera  në kohë pandemie nga institucionet shtetërore.

Disa raste janë të paraqitura edhe në komision për antikorrupsion por atë që tregojnë të dhënat e komisionit antikorrupsion është shqetësuese.

Biljana Ivanovska nga komisioni antikorrupsion thotë se nuk janë vetëm këto dy vetura zyrtare të blera në kohë pandemie kur shteti nuk kishte mundësi të blinte maska por janë blerë afro 150 vetura zyrtare.

“Në raportin e komunikimeve qytetare ishte e potencuar se është blerë veturë luksoze për nevojat e një shtëpie shëndetësore por analiza prokuro rimeve publike për veturat zyrtare tregon se në periudhën e pandemisë janë blerë diku 150 vetura me vlerë mbi 3 milion 600 mijë euro , edhe atë vetura shume të shtrenjta mbi 20, 30, 40 mijë euro marka të shtrenjta “- deklaroi

Biljana ivanovska.

Shqetësues është fakti se institucionet shtetërore në kohë pandemie dhe në kohë krize ekonomike angazhojnë persona juridik të jashtëm për ti kryer punët që duhet ti kryejnë administratorët që punojnë në këto institucione. Nga antikorrupsioni thonë se blerja e veturave zyrtare dhe angazhimi i punëtorëve të jashtëm në institucione shtetërore ka indicie për korrupsion.

 “Nuk mund të klasifikohen si të nevojshme në kohën e pandemisë me koronavirusin por edhe në kohën e kësaj krize ekonomike kryesisht blerja e makinave, por edhe një situatë e re ku një numër I madh i organeve kontraktore angazhojnë kompani të jashtme, persona juridik për zbatimin e prokurimit publik. Keni kujdes nuk bëhet fjalë për angazhim të ekspertëve për përgatitjen e specifikimeve teknike por për zbatimin e vetë procedurave të prokurimit publik, kjo është një hapësirë e madhe për korrupsion”- tha Katica Nikollovska.

Ata thonë se çdo situatë në vendin tonë sidomos në kohë krizash po keqpërdoret, ata thonë se duhet të merren masa urgjente nga institucionet përkatëse.

“E keqpërdorin edhe gjendjen e jashtëzakonshme, keqpërdorën pandeminë dhe mbrohen me atë për të punësuarit, për të punësuarit duhet të mendohet se pse po refuzojnë që ta kryejnë punën e tyre, si mundet kompani të jashtme, nëse ka kompani të jashtme vetë institucioni ose drejtori duhet të marr masa kundjet komisionit pse nuk është bërë procedura siç duhet”- pohoi Goran Terpenosvki.

Këto dy lënë u pranuan nga komisioni antikorrupsion si lënë me indicie dhe fakte të shumë për korrupsion në kohë pandemie sidomos në institucionet shëndetësore.

error: Content is protected !!