Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në emisionin “10Minuta” në TV21, bëri të ditur se janë parashtruar dorëzuar 422 kërkesa për asistentë arsimor, por deri më tani janë siguruar 315.
“Fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën do të fillojnë mësimin me prezencë fizike, përveç atyre prindërit e të cilit do të deklarojnë se fëmijët e tyre nuk dëshirojnë të ndjekin mësimin me prezencë fizike. Janë dorëzuar 422 kërkesa për asistentë në arsim, deri më tani kemi siguruar 315. Por kombinimet bëhen nëse orët janë më të shkurtra që një asistent të punojë me dy fëmijë”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në emisionin “10Minuta” në TV21.
