–Unë personalisht i fajësoj bankat. Ata duhet të lëshojnë euro. Për shembull dikush dëshiron të blejë banesë dhe dëshiron të tërheqë euro nga banka. Ato nuk do t’i japin euro, por denarë. Do të marrin dy milionë, tre milionë denarë dhe vijnë që t’i këmbejnë, thotë një pronar i këmbimorës.
Disa pronarë të këmbimoreve, me reagim me ashpër. Thonë se bankat nuk shesin euro, por denarë. Shtojnë se Banka Popullore pas një jave sjell masa për mbrojtje të tregut të këmbimit.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për Çështje të Këmbimit, të miratuara nga Këshilli i Bankës Popullore, mundësohet që zyrat e autorizuara të këmbimit valutor në rast të mungesës së mundshme të valutave efektive të huaja – euro, të furnizohen nga bankat, përmes lidhjes së një marrëveshjeje me bankën. Megjithatë, le të theksojmë se sipas të dhënave të fundit me të cilat disponojmë, zyrat e këmbimit valutor kanë ne dispozicion edhe deviza“, thonë nga Kabinetë i Guvernatorit.
Që t’u jepet fund spekulimeve rreth kursit të këmbimit, do të vendoset kufizim deri në të cilin ai mund të lëvizë, duke u bazuar në kursin sipas të cilit këmbimoret i kanë blerë eurot nga bankat. Me këtë sigurohet mbrojtje për qytetarët sa i përket çmimit me të cilin do të blihen eurot nga zyrat e këmbimit valutor. Kjo masë ndërmerret me qëllim që të shmangen presionet fiktive të tregut këmbyes tek këmbyesit e autorizuar, shpjegojnë nga Banka Popullore. Këtë vendim e përkrah edhe Asociacioni i Bankave.
“Anëtarët e Asociacionit të Bankave të Maqedonisë i përkrahin ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për Çështje të Këmbimit të cilat i miratoi Këshilli i Bankës Popullore, në drejtim të parandalimit të spekulimeve rreth kursit devizor dhe shqetësimit të qytetarëve lidhur me mundësinë për blerje të parave të huaja efektive (euro) në tregun e këmbimit”, thonë nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë
Kursi i denarit është stabil dhe do të vazhdojë të jetë stabil, sigurojnë nga Banka Popullore. Rezervat devizore janë në nivel të qëndrueshme dhe të lartë prej 3,5 miliardë eurove, ndërsa pohojnë edhe se në treg ka deviza.
