KE solli vendim, vaksinën Pfizer mund ta marrin edhe fëmijët prej 12 deri 15 vjeç

TË FUNDIT

Fëmijët e moshës 12 vjeç e më lartë në Bashkimin Evropian, mund të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19 të prodhuar nga BioNTech/Pfizer, pasi Komisioni Europian dha sot miratimin e tij.

“Shtetet anëtare tani mund të zgjedhin të zgjerojnë vaksinimin e tyre për të rinjtë”, tha eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, duke njoftuar vendimin në Twitter.

“Për t’i dhënë fund krizës, çdo dozë vlen”, shtoi ajo.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi lëvizjen javën e kaluar, hera e parë që një vaksinë antiCOVID-19 rekomandohet për përdorim për personat e moshës 16 vjeç ose më pak në BE.

TË NGJAJSHME