KE kritikon prolongimin e bisedimeve Shkup-Sofje, Osmani për TV21: Duhet të gjejmë zgjidhje deri në fund të vitit

TË FUNDIT

Në Raportin e Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut është hedhur kritika për prolongimin e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kontestit.

Siç thuhet në raport, ky prolongim rrezikon kredibiltetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur për këtë kritikë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në edicionin e lajmeve në TV21 tha se “aty vlerësohet se Maqedonia e Veriut ka qenë shumë aktive në tentimin për të gjetur një zgjidhje (me Bullgarinë)”.

Edhe Osmani ndan qëndrimin e njëjtë se prolongimi i nisjes së bisedimeve rrezikon kredibilitetin, pasi siç tha, “ajo është arma më e fuqishme e BE-së që e ka nxitur rajonin për të realizuar reforma dhe e ka mbajtur stabil gjatë gjithë kohës”.

“Është e rëndësishme që në Raport thuhet se domosdo duhet të gjejmë zgjidhje për fillimin e bisedimeve dhe deri në fund të vitit, gjatë presidencës së Sllovenisë, edhe për Shqipërinë, edhe për Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Osmani./TV21