Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër do t’i prezantojë kriteret dhe kushtet të cilat vendet anëtare duhet t’i marrin parasysh gjatë vendosjes që t’i heqin masat restriktive të vendosura për luftën kundër pandemisë Kovid-19.
“Ne nuk do t’iu themi vendeve anëtare kur është koha që ata të fillojnë me uljen e masave restriktive. Vendimi varet nga secili vend ndaras, ndërsa ne iu rekomandojnë kritere dhe kushte që vlerësojmë se duhet të merren parasysh gjatë vendosjes”, tha zëdhënësi i KE-së”, Erik Memer.
Një javë pas intervenimit të vendeve anëtare, Komisioni Evropian e anuloi prezantimin e të a.q. “strategji dalëse” nga pandemia Kovid-19, Ursula fon der Lajen do të prezantojë “udhërrëfyes” për ndërprerje të masave restriktive./MIA