Komisioni Evropian (KE) synon të kryejë inspektime më të hollësishme të kompanive të huaja për t’i parandaluar at]o të përdorin subvencione shtetërore, kur blejnë kompani evropiane, deklaroi Margaret Uestager, nënkryetare e Komisionit Evropian për Ekonominë Digjitale.
“Kompanitë e huaja përdorin subvencione pa dijeninë tonë, ato vijnë pa kontrolle. Ekziston rrezik i lartë i ndarjes së tregut të vetëm dhe shkeljes së konkurrencës”, tha Uestager.
Ajo shtoi se inspektimet do të ndikojnë jo vetëm në marrëveshjet e ardhshme, por edhe në ato që janë në vijim në BE, nëse dyshohet se përdorin subvencione shtetërore për të shkelur ligjin e konkurrencës në BE.
Këto dhe rregullore tjera të reja të KE-së do të përfshihen në “Librin e Bardhë” të komunitetit për këtë çështje, e cila pritet të prezantohet javën e ardhshme.
