KE i qëndron udhëzimeve për pagesat në euro për gazin rus

TË FUNDIT

Komisioni Europian do t’i qëndrojë udhëzimeve të tij të mëparshme për pagesën e gazit rus pa thyer sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Një zëdhënës i Komisionit Europian deklaroi se janë në kontakt me qeveritë e BE-së për të dhënë më shumë shpjegime nëse është e nevojshme.

Komisioni tha në fillim të majit se do të përditësonte udhëzimin e tij të mëparshëm për pagesat e blerjes së gazit rus, pasi disa qeveri të BE-së nuk ishin të sigurt nëse mund të shiheshin si thyerje e regjimit të sanksioneve.

Kjo do t’i pengonte ata të përfshiheshin në marrëdhëniet me bankën qendrore ruse, e cila është nën sanksione, raporton Reuters.

Sipas një dekreti të presidentit rus Vladimir Putin, vendet që furnizohen me gazin rus duhet të shkëmbejnë eurot në rubla përpara se transaksioni të përfundojë.

Një zyrtar i lartë nga një vend i BE-së që blen gazin rus tha se nuk priste ndonjë përditësim të mëtejshëm nga Komisioni, duke vënë në dukje se çështja kryesore ishte se kur përfundoi transaksioni.

“Pasi të përfundojë transaksioni, ne nuk kemi më asnjë kontroll mbi atë që do të ndodhë më pas, ata do ta ndryshojnë gjithsesi në rubla. E rëndësishme është që shteti europian të mos urdhërojë që paratë të kthehen në rubla”, tha zyrtari.

MARKETING I PAGUAR POLITIK