Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

TË FUNDIT

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për të ndryshuar sistemin prej dy mandatesh presidenciale prej pesë vjetësh. Tani, sipas legjislacionit të ri, presidenti do të ketë vetëm një mandat presidencial prej shtatë vjetësh. Po ashtu, ai ka nënshkruar ligjin për ndryshimin e emrit të kryeqytetit nga Nur-Sultan në Astana.

Vendimet e 17 shtatorit vijnë një ditë pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit kazak, miratoi propozimin e Toqaevit për këto ndryshime, që janë pjesë e fushatës për krijimin, e atij që ai e quan “Kazakistan të ri”.

Toqaev më 2019 kishte ndryshuar emrin e kryeqytetit në Nur-Sultan në nder të paraardhësit të tij, njëherësh presidentit të parë të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Por, muajve të fundit Toqaev ka tentuar që ta distancojë veten nga Nazarbaev, i cili ka nisur të humbë mbështetjen e publikut.