Katër persona kanë humbur jetën gjatë përplasjes së një anije-cisternë greke me një anije turke peshkimi

TË FUNDIT

Të paktën katër persona e humbën jetën pasi një anije-cisternë greke u përplas me një anije turke peshkimi pranë Karatashit në rrethinën e Adanasë të Turqisë pak para orës gjashtë të mëngjesit, kumtoi shërbimi bregdetar turk, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Anija e peshkimit u përmbys, dhe ekipet e shpëtimit nxorrën trupat e pajetë të katër prej pesë personave në anije, kurse aksioni vazhdon për të gjetur edhe një person tjetër, i cili është zhdukur.

Shkaku i aksidentit, i cili ndodhi 15 milje detare larg bregdetit, është ende i panjohur.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, anija-cisternë që lundronte nën flamurin grek ka 27 anëtarë të ekuipazhit, 13 prej të cilëve janë grekë.