Katar, piktura në fushë futbolli thyen rekord botëror

TË FUNDIT

Në Katar u arrit një rekord në fushën e artit. Në një fushë të futbollit Universitar atje u krijua një pikturë, madhësia e të cilës arrinë në 9.652 metra katror. Ky krijim artistik është punë e artistit iranian Emad Salehi.

Kjo pikturë në fushë u regjistrua në librin e rekordeve Guinness si më e madhja në botë.

9,652 metra katror të fushës u mbulua nga piktura që u pagëzua “Tregimi për Topin”. Atë e punoi artisti Iranian Emad Salehi.

Rekordin e deritanishëm për pikturën më të madhe në fushë e ka mbajtur Sasha Jaffery, për krijimin e tij artistik, madhësia e të cilit arriti në 1,595.76 metra katrot.

Shaddy Gadd është zyrtat për librin e rekordeve botërore Guinness në Katar. Ai ka treguar se ka verifikuar punimin dhe ka njoftuar për krijimin më të madh të artit në pelhurë në fushë. Ky është punimi më i madh në botë, ka thënë ai.

Sipas tij, ky punim sfidon rekordin e mëparshëm që u arrit me një punim me madhësi 1,595.76 metra katror. Punimi i tanishëm ka madhësinë gjashtë herë më të madhe se rekordi i mëparshëm, që do të thotë se është arritje mbrslënëse.

Temë e krijimit artistik të artistit Salehi është topi.

Artistit Salehi, krijimi i këtij punimi i mori kohë pesë muaj. Ai ka punuar deri në 18 orë në ditë në të. Ndërkaq për punimin e tij shpenzoi 3000 litra ngjyrë.

Sfidë për të ishte mbulimi i hapësirës me punim, sepse ajo përfshinë 9,600 mera katror. Ai është frikësuar se mund të dilte nga ajo që kishte planifikuar. Por ka bashkuar vijat, dhe sot shohim punimin e tij në fushë.

Katari është vendi nikoqir i World Cup 2022. Kjo ngjarje botërore do të përmbyllet me 18 dhjetor 2022./21Media