Kasami: Vëmendje të veçantë bujqve, produktet e tyre të shiten edhe në Evropë

TË FUNDIT

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë 6, i koalicionit “Mundemi”, Bilall Kasami, njëherazi edhe kryetar i Lëvizjes Besa, zotohet se në qeverisjen e ardhshme pas 15 korrikut, vëmendje të veçantë do t’u kushtojë bujqve.

“Do t’i ndihmojmë nëpërmjet subvencioneve që t’ua lehtësojmë punën e tyre dhe produktet vendore të shiten edhe në Evropë. Gjithashtu do të ndihmojmë privatet të ndërtojnë një qendër grumbullimi për produktet bujqësore, e cila do të jetë me standarde Evropiane” zotohet Kasami.

#MUNDEMI

Do të kujdesemi për bujqit në qeverisjen tonë, do t'i ndihmojmë ata edhe me subvencione si dhe do të ndihmojmë privatët të ndërtojnë qendër grumbullimi për produktet bujqësore, e cila do të jetë me standarde Evropiane.#MUNDEMI#BESA#Voto 3️⃣

Gepostet von Bilall Kasami am Dienstag, 30. Juni 2020