Kasami: Qëndrojmë të palëkundur për ta rrëzuar Qeverinë

TË FUNDIT

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para Kuvendit, u shpreh se si parti qëndrojnë të pa lëkundur për ta rrëzuar Qeverinë Zaev2.

“Lëvizja Besa qëndron e pa lëkundur në rënien e këtij regjimi. I cili edhe me veprimet e fundit tregoi se është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kasami komentoi edhe për veprimin e deputetit Kastriot Rexhepi. Tha se me Rexhepin nuk ka pasur komunikim që nga dita e djeshme, duke shtuar se ende nuk ka qëndrim “ku ai deklaron se ky është pozicioni i tij dhe këtë pozicion e ka në bazë të vullnetit të lirë të tij”.