Kasami në Jazhincë, premton hapjen e terminalit doganor

TË FUNDIT

Kryetari i Lëvizjes BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi”, Bilall Kasami ka vizituar Jazhincës. Ka premtuar se nëse ata bëhen pjesë e qeverisë, do të hapin terminal doganor i cili do të ndihmonte lidhjen e kompanive të rajonit të Pollogut me ato të Kosovës.

“Jemi me shkas këtu para kufirit të Jazhincës që të prezantojmë projektin e Lëvizjes BESA, që këtë kalim kufitar ta transferojmë në një kalim kufitar edhe për mallrat dhe jo si deri më tani vetëm për qytetarët. Kjo është me rëndësi që të kemi edhe terminal doganor shkaku se një pjesë e konsideruar e kompanive shqiptare të cilat vijnë nga rajoni i Pollogut, veçanërisht nga zona kufitare në Komunën e Tearcës dhe komunave tjera të cilat gravitojnë në këtë anë”, tha Kasami.

Sipas tij hapja e këtij terminali doganor do të rrisë ekonominë e rajonit të Pollogut pasi kjo do të mundësonte lidhje me kompanitë e Kosovës. Premtoi edhe revitalizim të rrugës që e lidhë këtë pjesë.

Bilall Kasamit – Kryetar i Lëvizjes Besa

#LIVEDeklarata e Bilall Kasamit – Kryetar i Lëvizjes Besa27 Qershor 2020

Gepostet von Bilall Kasami am Samstag, 27. Juni 2020