Kasami ndërpret qindra kontrata të punës

TË FUNDIT

Si prioritet nw 100 ditët e para kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami do të ketë edhe  ndërprerjen e të gjitha kontratave dhe atyre që kanë marr rroga në mënyrë fiktive. Sipas Kasamit  ata që kanë dëmtuar buxhetin do të detyrohen edhe t’i kthejnë.

 “Vendimi është që të ndërpriten të gjitha kontratat, të kërkohet raport për realizimin e punëve në bazë të kontratave dhe për këtë do kemi press konferencë të veçantë ku do njoftoheni sa kanë qenë këto kontrata, sa është dëmtuar buxheti i komunës dhe për ato mjete në bazë ligjore do të kërkojmë kthimin e parave nga gjithë ato të cilët i kanë marrë mjetet e qytetarëve tanë, pa të drejtë”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Por Kasami  në 100 ditshin e parë ka paraparë rreth 30 pika për t’i realizuar. Përpos rishikimit të borxhit, planin detal urbanistik , ai e ka paraparë  edhe ndërprerjen e parkimit zonal dhe ndoshta falimentimin e kësaj  e cila ka rreth 60 të punësuar.

“Jemi në analizë të situatës. Sigurisht se ka disa opsione  për të cilët jemi duke analizuar. Pres  në komunikim me drejtorin e ndërmarrjes së parkingjeve  që të ofrojë zgjidhje për situatën aktuale. Një ndër zgjidhjet mund të jetë mbyllja dhe likuidimi i ndërmarrjes, punëtorët mund të transferohen në ndërmarrje tjera”, shtoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

 Me 27 nëntor komuna e Tetovë do të ketë një aksion për pastrimin e mbeturinave dhe deponive, ndërsa pritet që të sillen edhe kosha të plehrave dhe caktimin e lokacioneve të reja për mbeturina.