Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve.
“Mund të flas për pjesën, për përgjegjësitë që ka marrë Lëvizja Besa dhe mund iu garantoj qytetarëve se dikasteret që do t’i udhëheqë Besa do të jenë dikastere në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Bilall Kasami në emisionin Click Plus në TV21.
