Kasami 341 kontrata më pak se Arifi/ Për 9 muaj 202 punësime

TË FUNDIT

341 më pak punësime me kontratë ka bërë kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, krahasuar me punësimet që ishin bërë në kohën kur me Tetovën komunën drejtonte ish-kryetarja Teuta Arifi në vitin e fundit të mandatit të saj. Në përgjigjen që dje TV21 e nga Komuna e Tetovës, rezulton se deri në shator të këtij viti, Kasami ka angazhuar 67 persona përmes agjencisë private “Xhob” dhe 135 me kontratë.

2021
(fundi i mandatit të T.Arifit) 2022
(viti i parë i mandatit B.Kasami)
Punësime me vendime 340 344
Punësime me kontratë 544 135
Përmes agjencisë private S’ka 67

Vetë Kryetari i Tetovës Bilall Kasami në emisionin “Click Plus” në shkurt 2022 tha se në komunën e Tetovës kanë qenë të angazhuar 543 persona me mbi 800 kontrata.

“Janë 544 persona të angazhuar në vit prej këtyre 250 kanë sjell raporte që i bie diku 294 që nuk kanë dorëzuar raporte për punën që e kanë bërë.”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar I Tetovës.

Në po të njëjtin emision Kasami tha se në asnjë rast nuk do ta rris numrin e kontratave në vepër nga 40 që kishte angazhuar në atë kohë.

“A ka gjasa që këta 40 kontrata që ju të rrisni numrin në fjalë?
-Jo nuk e besoj se do të rritet sepse në komunë të Tetovës fillimisht do të ketë zero punësime fiktive dhe e dyta do të ketë punësime me vendim, ose punësime të përhershme ose punësime të përkohshme, por nuk do të ketë angazhime në vende të punës pa vendim edhe pa paguar kontributet e punës.”- u përgjigj Bilall Kasami, Kryetar I Tetovës.

Sipas të dhënëve, vetëm gjatë vitit 2021, komunën e Tetovës janë harxhuar mbi 1 milion euro vetëm për kontrata në vepër, ndërsa këto të dhëna janë vetëm për komunën si institucion, pa përfshirë ndërmarrjet dhe shkollat.