Karton të kuq për Granit Xhakën

TË FUNDIT

Granit Xhaka është përjashtuar nga ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, pas një ndërhyrje në Joao Cancelon.

Mesfushori shqiptar ndërhyri me të dyja këmbët ndaj mbrojtësit portugez, ku gjyqtari i takimit, Mark Atkinson, e vlerësoi si ndërhyrje të rëndë, duke e larguar nga loja.

Deri në ato momente rezultati ishte 2-0, ku vendasit shënuan dy herë që në start.

Ilkay Gundogan dhe Ferran Torres shënuan, para se Xhaka të dal nga loja në minutën e 35-të.

City e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 43-të, ku asistimin e Jack Grealish e ktheu në gol Gabriel Jesus, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.