Kapin vlerën e 7 miliardë dollarëve, Elon Musk shet disa aksione të kompanisë Tesla

TË FUNDIT

Themeluesi i Teslas, Elon Musk ka shitur aksione të kompanisë me vlerë rreth 7 miliardë dollarë.

Sipas tij, këto para mund të përdoren për të financuar një marrëveshje të mundshme me Twitter-in nëse ai humbet betejën ligjore me platformën sociale, shkruan Reuters.

Dokumentet tregojnë se Musk ka shitur gjithsej 7.9 milionë aksione mes datave 5 dhe 9 gusht.

Musk sfidoi të shtunën shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal duke i kërkuar një debat publik rreth përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social.

Ai nisi një sondazh duke i pyetur përdoruesit e rrjetit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm në Twitter janë të rremë.

Kompania hodhi poshtë të enjten një pretendim të zotit Musk se ai ishte mashtruar për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

Musk ngriti një kundërpadi ndaj më 29 korrik, duke përshkallëzuar kështu betejën e tij ligjore kundër kompanisë, lidhur me ofertën e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja për blerjen e Twitter-it.