Kapen me armatim dhe municione! Dy të arrestuar në Prilep

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Prilepi për posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit, përcjell TV21. Të arrestuarit janë 59-vjeçri M.Gj. dhe 36-vjeçari D.T.

“Rreth orës 17:00 gjatë kontrollit të automjetit “Lada Niva”, me targa të Prilepit, i drejtuar nga M.GJ, ku si pasagjer ishte edhe D.T, në zonën e fshatit Stepanci, Çashkë, afër manastirit “Shën Dimitrija” janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe municione, për të cilat dy personat nuk kishin leje”, thuhet në njoftimin e MPB-së