Kapacitetet të mbushura, përfshihet edhe Armata! Në Kumanovë ndërtohet Spital mobil për Covid pacientë

TË FUNDIT

Ahmeti: E pergëzoj Bujar Osmanin për punën dhe maturinë që ka në kontestin me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani angazhimin më të madh e ka kontestin me Bullgarinë, tha...

Kontesti me Bullgarinë, përgjegjësi ka edhe Ministri i Jashtëm Osmani por edhe kabineti Zaev, thotë Ahmeti

Për kontestin me Bullgarinë përgjegjësi ka edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani por edhe kabineti...

Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, thotë kreu integrist Ali Ahmeti

"Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë", tha në Click Plus...

Në Spitalin infektiv në Kumanovë disa javë me radhë 18-të krevatet janë tërësisht të mbushur.

Disa metra afër spitalit, Armata po ndërton spital të ri mobil.

Por spitali i ri mobil dhe klinika infektive nuk janë të vetmet në Kumanovë që pranojnë pacientë me Kovid-19. Nga e hëna këtë gjë e bënë edhe Reparti për psikiatri. Por, edhe ky repart është mbushur tërësisht.

 “Nuk duhet të mbështetemi vetëm në klinika. Vet transporti është problem për të sëmurët. Ata janë me frymëmarrje të vështirësuar dhe duhet në moment të reagohet. Pjesa më e madhe e klinikave kanë kushte si ne, ne dërgojmë pacientë me gjendje më të rëndë. Problem më i madh është personeli, nga sot na vijnë në ndihmë specializantë nga Kriva Pallanka”, tha Snezhana Zaharieva -Drejtoreshë.

Për momentin 67 pacientë janë të hospitalizuar në Kumanovë.

Në bazë të vendimit të fundit të shefit të shtetit, Armata do të përfshihet në procesin e përballjes me virusin korona.

“Ka detyra të ndryshme, të sigurojë mbështetje mjekësore me motra medicinale dhe këtë e bënë gjatë gjithë krizës. Njëkohësisht qendra mjekësore jep  një pjesë të personelit për të marrë strisho apo për të bërë anketa epidemiologjike”, theksoi Radmilla Sheqerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Armata do të japë mbështetje edhe institucioneve tjera në pjesën e transportit dhe skladimit të materialit medicinal, por jo edhe sigurim të drejtpërdrejtë.

Me shumë gjasa edhe një pjesë e ish ushtarëve profesional që ende punojnë në Ministrinë e mbrojtjes do të përfshihen në linjën e parë të mbështetjes.

TË NGJAJSHME