Edhe sot në stacionin policor “Prolet” u panë radhë të gjata me njerëz, duke pritur për nxjerrje të dokumenteve personale.
Përveç njerëzve të rritur, aty shihen edhe fëmijë të vegjël që presin me orë të tëra. Qytetarët druajnë se do të mbesin pa dokumente identifikimi.
“Nuk do të mund t’i nxjerrim as letërnjoftimet as pasaportat. E kam vajzën në Mal të Zi nuk do të mund të shkoj, për fat të keq. Për vota na thërrasin ndërsa për këtë na dënojnë”
“Paramendo kjo është hera e katërt që vij këtu.
Deri në sa ora?
Deri tek dera do të vish dhe do të kthejnë. Ku është ministri që fliste atje, ndërsa tani ndryshe i zbaton punët, asgjë nuk ka nga ajo që ka thënë.”
“A e keni ditur se sot është dita e fundit që mund të fotografoheni pa termin?
Jo, jo 3 herë kam ardhur.
A mendoni se do të fotografoheni sot?
Vështirë deri në ora 2.”
“2-3 orë.
Deri kur do të prisni?
Nuk e di deri kur të mbarojnë.
Deri kur punojnë?
Na thënë që deri në 2:15, më herët kishte dy ndrrime ndërsa tani një ndrrim.”
Kryeministri teknik Talat Xhaferi në një intervistë për MIA, tha se ka zgjidhje për këtë, por sipas tij duhet një organizim më i mirë.
“Afërsisht 10 mijë njerëz në ditë kanë kërkesë në lidhje me dokumentet personale, letërnjoftimet, pasaportat lejet e vozitjeve dhe për këtë arsye nuk është pengesë nëse diku në një zonë ka një numër të tepruar kërkesash, institucioni organizues duhet të vendosë për të mbajtur shënime dhe rregulluar në kuptimin që qytetarët të mos presin në radhë në një pike, ndërsa tjetra është bosh tërë ditën”, pohoi Talat Xhaferi kryeministër teknik.
Nga MPB bëjnë të ditur se nga nesër pika për fotografimin e dokumenteve personale në stacionin policor “Prolet” nuk do të funksionojë pa termin. Transformimi është bërë me qëllim që të vendoset rend në vend të kaosit dhe të lehtësohet dhe përshpejtohet marrja e dokumenteve personale për banorët e Shkupit. Qytetarët që tashmë kanë caktuar termin do të kontaktohen nga operatori ekonomik përgjegjës dhe do t’u ofrohet një termin i ri në një kohë shumë më të shkurtër.
Nga nesër tek stacioni “Prolet” do të funksionojnë 14 stacione bazë, ku qytetarët do të fotografohen nga e hëna në të shtunë, ndërsa nga e hëna (12 shkurt 2024) do të prezantohet fotografimi në turnin e dytë.
