Kandidatët e koalicionit “Tash është koha” takojnë qytetarët e Tetovës

TË FUNDIT

Kandidatët për deputetë të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në njësinë zgjedhore 6, Adnan Neziri dhe Hysni Ismaili, sot janë takuar me banorët e lagjes “Teteks 2” në Tetovë, informojnë nga zyra për shtyp e koalicionit.

“Në këtë takim u prezantua nga ana e kandidatëve programi i koalicionit ‘Shtet për të gjithë’, i cili i garanton qytetarëve një ndryshim rrënjësor në shumë e sfera sociale-ekonomik, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, si dhe kulturës. Kandidatët Neziri dhe Ismaili prezantuan gjithashtu në detaje zgjidhjen e problemeve të shumta që ka Tetova dhe tetovarët. Si dhe gjatë takimit, u dëgjuan brengat që hasin qytetarët dhe të cilat me vite të tëra ngelen të pa zgjidhura” shkruhet në njoftim./TV21