41 vjeçarja Andrijana Macievska është piktore e cila para një viti është diagnostikuar me kancer në gji me metastazë në kockë, legen, mëlçi dhe në bel. Para diagnostikimit ka pasur dhimbje të mëdha në bel. Nuk ka mundur të çohet, të përulet, andaj është dërguar edhe në fizioterapi. Dhimbjet i janë rritur derisa ka ardhur në nivel që nuk ka mundur të ecë dhe është hospitalizuar në karrocë në Klinikën për onkologji.
“Nëna ime më shtiu brenda me karrocë ndërsa unë para tre vjetëve kam punuar në Onkologji në një projekt ku vizatuam korridoret e Onkologjisë dhe kisha një vizatim timin në të cilin ishin shkruar të gjithë thëniet për kancerin nga shkrimtarja e njohur Luiza Hej. Ishte interesant, mua nëna ime më shtynte në karrocë, kisha dhimbje të madhe dhe vetëm e shikova vizatimin tim dhe nuk mundesha ta besoj se pas tre vjetësh unë isha paciente në atë klinikë”, shprehet Andrijana Macievska.
Mjeku, Nino Vasov i ka premtuar Andrijanës se për një muaj do të çohet në këmbë. Pas shumë infuzioneve, hemoterapive, Andrijana jo vetëm që pas një viti është çuar në këmbë por mundet vetë të vesh atletet, të lëviz, të dërgojë vajzën e saj në fakultet e cila është studente në Fakultetin Dramatik, si dhe të vozis dhe të na vizitojë në TV21. Ajo me të vërtetë është shoqëri e shkëlqyeshme, ndërsa qëndrimi pozitiv dhe gjendja e mendjes janë më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, thotë ajo. Edhe pse siç shton: Kanceri ik kur nuk mundet të të njohë, ai dhe të ndryshon për 360 shkallë.
Mjeku Vasov thotë se nevojitet vazhdimisht të bëjë mamografi dhe eho që të ndiqet gjendja, për shkak se sa më herët që të zbulohet, aq më lehtë mund të mjekohet.
“Zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për mjekimin e kancerit në gji andaj ekzistojnë edhe fushata për ngritjen e vetëdijes nga sëmundja e kancerit në gji, çdo kush mund të sëmuret nga kanceri në gji, këtu nuk ka selektim as nga gjinia, nacionaliteti apo vitet. Andaj këshilla ime është që zbulimi i hershëm fillon nga ju”, tregon D-r Nino Vasov, onkolog.
Pacientja më e re me kancer në gji ka 17 vjet, ndërsa në Maqedoni në ditë sëmuren 3-4 gra apo 1200 në nivel vjetor. Karcinomi i gjirit është karcinomi i dytë më i shpeshtë sipas numrit të të sëmurëve. Vinica, Koçani, Shën Nikolla janë komunat në të cilat kjo sëmundje viteve të fundit ka marrë vrull sipas të dhënave të vitit të kaluar – rikujtojmë në muajin e luftës kundër kancerit në gji.
