Kanada vendi i 18-të që ratifikon Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

TË FUNDIT

Kanada ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut për në NATO. Nga 29 vende anëtare Kanada është vendi i 18-të që ka ratifikuar Protokollin.

“Sot Kanada ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ne jemi të kënaqur që në një të ardhme të afërt do të dëshironim që Maqedoninë e Veriut ta mirëpresim si anëtare e 30-të e Aleancës”, shkruan në faqen zyrtare të Twitter të Ambasadës së Kanadasë në Serbi.