Kamçev është rrëmbyer, vlerëson pala mbrojtëse! Mbetet në paraburgim edhe 30 ditë të tjera

TË FUNDIT

E vetmja provë për paraburgimin e Orce Kamçevit nuk i është dhënë palës mbrojtëse, andaj ngrenë procedurë për vërtetimin e paligjshmërisë së provave.

 “Të gjitha provat janë marrë në mënyrë joligjore ose me shkelje të lirive dhe të të drejtave si dhe provave që kanë dalë prej tyre, nuk mund të shfrytëzohen dhe mbi ta të bazohet aktvendimi gjyqësor”, tha Toni Menkinovski, avokat i Kamçevit.

Pala mbrojtëse mendon se Agjencia për siguri nacionale ka vepruar në kundërshtim me kompetencat e saj  të parapara me ligj dhe e ka ndjekur Kamçevin nga 12 deri më 14 shkurt pa urdhër gjyqësor.

 “ASN-ja nëse ka pasur çfarëdolloj indicie në lidhje me ngjare të këtilla, duhej ta njoftonte Byronë për siguri publike, ta respektojë procedurën, dhe BSP-ja sipas ligjit duhet ta njoftojë prokurorin publik që e ka udhëhequr lëndën që të arrihet legalitet dhe legjitimitet gjatë sigurimit të provave në këtë procedurë”, shtou avokati i Kamçevit, Toni Menkinovski.

Në dokumentin e palës mbrojtëse shkruan se është caktuar paraburgim për shkak të bashkëpunimit me agjentë bullgarë dhe për shkak të planit për arratisje, pa prezantuar prova.

U përpoqëm ta kontaktojmë ASP-në, dërguam pyetje nëse kanë marrë urdhër për masat e veçanta hetuese nga gjykata, në lidhje me atë se si Kamçevi paraqet rrezik për sigurinë e shtetit dhe pse nëse ka informacione, nuk e njoftojnë BSP-në. Deri në këtë edicion të lajmeve, përgjigje nuk morëm. Në kumtesën e tyre të fundit thonë se kanë informacione për arratisje të mundshme të Kamçevit dhe se për këtë e kanë njoftuar prokurorin publik, ndërsa gjykata e ka pranuar propozimin e masës për paraburgim.

 “ASN-ja në kuadër të kompetencave të saj sipas nenit 6, ndërsa në lidhje me nenin 4 nga ligji për ASN, ka dorëzuar deri te Prokuroria publike informacion për informacione që kanë të bëjnë me aktivitete të ndërmarra për arratisjen e personit në fjalë jashtë vendit, ndërsa në lidhje me veprimet që Prokuroria po i udhëheq  kundër tij”, thonë nga Agjencia për Siguri Nacionale.

Me kërkesë të prokurores Lile Stefaova, gjykata përsëri përcaktoi 30 ditë tjera paraburgim për biznesmenin i cili është arrestuar lëndën “Truaj në Vodno”. Paraprakisht, avokatët ankoheshin për kushtet në burgun e Shutkës ku është dërguar Kamçev. Këtë e mohoi drejtori i burgut Filip Andov. Avokati i popullit, Naser Zyberi megjithatë  konstatoi se Kamçev është në një qeli të papërshtatshme me kushte të papërshtatshme.