Në rrugët e Shkupit, atmosfera e verës është e gjallë, por portofoli i qytetarëve duket se e ndjen gjithnjë e më shumë koston e “kënaqësive të vogla”.
Në kafenetë rreth sheshit “Maqedonia”, çmimi i një kafeje tashmë shkon nga 120 deri në 150 denarë, ndërsa pijet e tjera si birrat apo lëngjet natyrale tejkalojnë edhe 200 denarë.
Pyetëm udhëheqësin e Sindikatës së Gastronomisë dhe Turizmit, (SUTKOZ) se a janë të arsyeshme çmimet e kafesë dhe në përgjithësi të shërbimeve në kafene dhe restoranteve kryeqytet.
“Absolutisht jo, mendoj se çmimet nuk e pasqyrojnë gjendjen reale ekonomike, që të mund qytetarët tanë, punëtorët, të pinë kafe në shesh, sipas meje është shumë shtrenjtë”, tha Stojançe Kashikovski, kryetar s Sindikatës së “SUTKOZ”.
Po sa është në Sofje të Bullgarisë, anëtare e BE-së?!
“Në Sofje mendoj se është rreth 4 lev, apo 2 euro, por kjo është me pak se në qendër të qytetin të Shkupit”, tha Jordan Jordanov, Federata “Podkrepa”
Po edhe pse çmimi i kafeve pak i kripur, nga sindikata e gastronomisë alarmojnë për mungesë të punëtorëve. Thonë se kamerieret po shkojnë për të punuar në Kroaci dhe Slloveni, për paga më të larta.
“Për fat të keq partnerët tanë social, punëdhënësit, vazhdimisht alarmojnë për mungesë të stafit në gastronomi, gjithashtu në sektorin turizëm, arsyeja sipas nesh si sindikatë janë pagat e ulëta që marrin punëtorët në këto sektorë dhe shohim ikjen e përditshme të rinjve në Europë dhe vendet përreth, ku ka paga më të larta”, shtoi Stojançe Kashikovski, kryetar s Sindikatës së “SUTKOZ”.
Sipas ekspertëve të tregut, çmimet e kafesë janë ndikuar nga faktorë të shumtë, rritja e çmimeve ndërkombëtare të kafesë së papërpunuar, kosto më të larta të qirasë dhe fuqisë punëtore, sidomos në lokacione të frekuentuara si sheshi si dhe inflacioni i përgjithshëm, që këtë vit ka kapur nivele mbi 6% vetëm në sektorin e gastronomisë.
