“Ju s’i keni bë as bojlerat, as filterat, e pa filtera s’ka bojlera”, Kurti sërish akuzon qeveritë e kaluara për krizën energjetike

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës deklaroi se vetëm ditën e djeshme Kosova ka importuar 2.5 milionë euro rrymë. Ai ka pyetur dse si të paguhet kjo rrymë me çmimin e lartë të importit të saj.

Kurti ka folur edhe për rikthimin e termocentralit B2 dhe ka lëshuar sërish akuza për qeveritë e kaluara.

“Rikthimi i B2 që ka moshë 40 vjeçare e kalon 920 megavatshin. Pra kjo është asgjë. Nuk ka ra menaxhmenti, ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrutorit të gjeneratorit në B2 janë copëtuar për shkak se shtypja e avullit në vend që të jetë 120 është 90. I ka copëtu lopatat e vjetërsuara. Nuk ka ra menaxhmenti pra, ka ra turbina. Sa i përket filtrave, ata kanë deshtë me i instalu filterat por kur kanë shku aty e kanë pa që është llom, duhet niher bojlerat tani filterat. Ju s’i keni bë as bojlerat as filterat. Nuk ka filtera pa bojlera. Tash ne do t’i vendosim bojlerat që t’i vendosim edhe filterat”, deklaroi Kurti.