Skriningu nuk është e vetmja punë që duhet të bëhet në Maqedoni, ka edhe punë tjera të rëndësishme, thotë shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në vend Dejvid Gir. Zbatimi i reformave është i rëndësishëm për hapërimin drejt BE-së, shton ai, duke rikujtuar se përgjegjësia për këto reforma bie mbi kurrizin e qeverisë.
“Skriningu nuk është puna e vetme, një punë tjetër e rëndësishme është zbatimi i reformave dhe këtu gjithashtu luaj rol më shumë autorë, megjithatë përgjegjësia më e madhe bie mbi kurrizin e qeverisë. Siç e dini Komisioni Europian një herë në vit publikon raportin siç ishte në tetor në lidhje me hapërimin e shtetit dhe në atë raport janë numëruar një numë ri madh i reformave”, tha Gir.
Ato reforma duhet të zbatohen, thotë Gir, sepse nëse nuk ndodhin, procesi drejt BE-së do të ndalonte, gjersa u shpreh se nuk do të dëshironte të fliste se çfarë do të ndodhë nëse procesi integrimit ndërpritet. Sa u takon ndryshimeve kushtetuese tha se është një vendim që duhet ta sjellë vetë Maqedonia e Veriut.
“Kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese ato dalin nga marrëveshja e shtetit për marrëdhënie dypalëshe me Bullgarinë. Është një vendim që duhet ta sjellë ky shtet. Ajo që mund ta them është se shtetet kanë një histori të mirë dhe marrëdhënie të mira dhe vlerësoj se do të sjellin vendim që do t’i forcojë edhe më shumë. Me këtë nuk do të shkelet identiteti i këtij shteti, sepse identiteti nuk humbet në rrugën drejt BE-së.”
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian këto komente i bëri gjatë vizitës së tij në Ohër për ruajtjen e trashëgimisë unike natyrore dhe kulturore të Ohrit e njohur nga UNESCO, së bashku me promovimin e turizmit, inovacionit dhe mundësive ekonomike në rajon.
