Jep dorëheqjen Kovaçevski, ja kush pritet të jetë kreu i ri i EMV-së

TË FUNDIT

Vasko Kovaçevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të SH.A. EMV, përcjell TV21. Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se Vasko Kovaçevski ka dhënë dorëheqje për arsye personale. TV21

“Në këtë temë me atë kemi biseduar që gjatë vitit të kaluar, rreth nevojës që t’i përkushtohet familjes së tij, për shkak të përgjegjësive të mëdha të punës që i kalon çdo menaxher i tillë në këtë periudhë krize, në një rreth të këtillë dhe në një kompani që e furnizon të gjithë shtetin me energji elektrike, dhe mëngjesin e sotëm deri te unë verbalisht, ndërsa nesër edhe tekstualisht do ta dorëzojë dhe e njëjta do të miratohet në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe nga ana e Qeverisë do të rekomandohet që drejtor i ri të zgjidhet Vasko Stefanov. Ish drejtor i Postave, para asaj në Ujësjellës, në sektorin privat, menaxher i logjistikës teknike në Fakultetin Teknik, me përvojë të madhe menaxhimi”, tha Kovaçevski në konferencën e tij të fundit bashkë me Vasko Kovaçevskin./tv21.tv