Deri në ora 13 në Paris në protestat e Jelekëve të verdhë janë arrestuar 154 persona, ndërsa ndaj 54 prej tyre është shqiptuar masë e paraburgimit.
Për mobilizimin e parë pas pauzës së gjatë, disa qindra Jelekverdhë janë mbledhur nga mëngjesi në vende të ndryshme në Paris veçmas në Plas de la Burs. Ajo ka vazhduar drejt De Vagramit dhe Portës triumfale e cila nuk është pjesë e trasesë së deklaruar dhe autorizuar nga prefektura.
Policia ka bllokuar rrugën dhe ka përdorë gaz lotsjellës. Projektile të ndryshme janë hedhur mbi forcat e rendit dhe janë shkaktuar edhe zjarre. Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjes, shumë dhunues të veshur në të zezë janë të pranishëm në grup. Deri në ora 13 janë arrestuar 154 persona, ndërsa ndaj 54 është shqiptuar masë paraburgimi.
Lëvizja e Jelekëve të verdhë e cila është shfaqur para dy vitesh, më 17 nëntor 2018, është Lëvizje qytetare- antielitare e cila lufton për më shumë drejtësi tatimore dhe sociale.
Protestat e para për kthimin e Jelekëvë të verdhë, të shtunën në Paris dhe në disa provinca të mëdha janë test për qeverinë e cila më shumë frikësohet nga shkaktimi i një dhune të re në fushat e Eliseut ku janë të ndaluara protestat, ndërsa prej sot zbatohet edhe doktrinë e re e mbajtjes së rendit publik dhe qetësisë.
Policia ka mobilizuar rreth 3000 pjesëtarë të saj ku 160 me motorë që të ruajnë rendin dhe qetësinë gjatë kohës së protestave.
