Javën tjetër Kuvendi rifillon punën/ Kovaçevski: Të gjithë deputet të mbështesin ndryshimet kushtetuese!

TË FUNDIT

Deputetet javën e ardhshme kthehen nga pushimet dhe fillojnë me punë. A do të jenë ndryshimet kushtetuese puna e tyre e parë që do të bëjnë pas pushimeve dhe a do të ketë shumicë prej dy të tretave për futur bullgarët në Kushtetutë? Kryeminsistri Dimitar Kovaçevski tha se të gjithë 120 deputetë duhet të mbështesin ndryshimet, sepse kanë marrë besimin nga qytetarët për t’i udhëhequr drejt rrugës evropiane.

 “Në lidhje me numrin e mjaftueshëm të deputetëve që do t’i kishin votuar ndryshimet kushtetuese, unë thash se ky është obligim i secilit deputet sepse kanë obligim para qytetarëve në lidhje me të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë ne të. Prandaj ekziston diskutim në Kuvend i cili duhet të jetë i bazuar në argumente, në fakte dhe në perspektiven e shtetit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Megjithatë ndryshimet kushtetuese mund të presin diku 16 muaj, por duhet të përfundojnë deri para se të hapet kapitulli 23 për gjyqësorin dhe të drejtat themelore. Skriningu do të zgjasë diku deri në nëntor të 2023. Gjatë kësaj periudhe është mirë që në vend të krijohet atmosferë pozitive politike për ndryshimet kushtetuese, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani, javë më parë në një intervistë për TV21.

TV21: D.m.th. pas një viti hapja e Kushtetutës?

“Unë gjatë kësaj periudhe, në moment kur do të konstatojmë se janë numrat për të bërë ndryshimet kushtetuese. Mirëpo ajo që duhet të them është se kemi diku 15, 16 muaj për të debatuar , për të hapur debatin brenda politikës dhe qytetarëve për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Pas përfundimit të skriningut, për të hapur kapitullin e 23, do të duhet që të kemi ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm, 18 gusht 2022.

Kovaçevski shtoi se në shtet ka dy koalicione partiake, njëra që është për Maqedoni evropiane dhe një koalicion tjetër VMRO-DPMNE dhe Levica që janë kundër anëtarësimit të shtetit në BE, mirëpo kjo e fundit nuk sjell ardhmëri për shtetin.

“Të gjithë partitë politike nuk guxojnë këto punë t’i shfrytëzojnë për interesa të ngushta partiake, ndërsa e shohim së në një pjesë e partive politike këtë po shfrytëzojnë për të mbajtur postin e kryetarit  e kështu me radhë. Por jo, kjo është çështje të cilën duhet ta kenë si interes shtetëror për gjithë sepse BE është diçka për të cilën ne kemi vendosur me formimin e shtetit”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.       

Për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë janë të nevojshme 80 vota të deputetëve nga gjithsej 120 të cilët janë.